Panorama Sport (Albania)

“Për Dorianin”, biletat do shkojnë për kurimin e të riut

-

Skënderbeu po tregon gjithnjë e më shumë se është një klub i madh. Pavarësish­t se rezultatet në këtë sezon nuk janë ato të viteve të fundit, sërish klubi bardhekuq ka gjetur mundësinë që të tregojë organizimi­n dhe ndjeshmëri­në për rastet që kërkojnë ndihmë dhe përkrahje. Rasti i fundit është ai i 17-vjeçarit Dorian Tahirllari, i cili është diagnostik­uar me tumor në rruazat e shtyllës kurizore dhe në stomak. A ka nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le që kushton shumë. Duke parë edhe gjendjen financiare të familjes që nuk mund të përballojë shpenzime të mëdha për operacioni­n, klubi i Skënderbeu­t ka ndërmarrë nismën “#përDoriani­n”. Në këtë mënyrë të gjithë të ardhurat që do të mblidhen nga biletat e ndeshjes së sotme do të shkojnë në ndihmë të të riut, i cili është edhe pjesë e Skënderbeu U-17. Kjo nismë është një arsye më shumë që sot stadiumi të jetë i tejmbushur. Nga të dhënat zyrtare flitet për afro 2000 bileta deri pasditen e së enjtes. Një shifër jo fort e lartë, për një kauzë kaq të madhe. Ndaj shpresohet që sot interesi të jetë në rritje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania