Panorama Sport (Albania)

I kushtëzuar prej të huajve, Radas kthehet titullar

-

Skënderbeu ka mbyllur përgatitje­t dhe është gati për të pritur Tiranën. Orges Shehi ka bërë disa ndryshime për këtë 90-minutësh. Mes dilemave dhe mungesave shtohet si problem edhe numri të huajve (8 konkretish­t). Për këtë arsye, trajneri ka zgjedhur që të hedhë në fushë sërish Dajsinanin në portë dhe para tij do të luajnë nga minuta e parë Radas me Abazin në krahë dhe Sambout e Pëllumbi në qendër të mbrojtjes. Me dy të huaj në prapavijë, trajnerit bardhekuq i mbeten vetëm 2 vende të lira për ekstrakomu­nitarët. Numër, të cilin do ta kompensojë në mesfushë. Taipi dhe Pervan do të jenë të përzgjedhu­rit, të cilët do të luajnë si titullarë bashkë me Ditën. Ndërsa në sulm pritet Muzaka nga e djathta, e Gripshi majtas, ndërsa Krasniqi në “majë”. Këto janë zgjedhjet e detyrueshm­e të trajnerit, i cili ka menduar që të aplikojë edhe skemën 4-3-3.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania