Panorama Sport (Albania)

Mungesa dhe mëdyshje

-

Katër mungesa dhe një dilemë ka Skënderbeu për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës. Veç Lulajt dhe Bregut që janë ende në fazë rikuperimi, ekipit do t’i mungojë Vangjeli i pezulluar prej kartonëve të verdhë. Në këtë listë është edhe Zenel Gavazaj, ndërsa në dilemë mbetet Zani Kurti. Ai ka probleme muskulore dhe ende nuk dihet nëse do të jetë i grumbullua­r apo do të humbasë këtë 90-minutësh. Një gjë të tillë Shehi dhe stafi mjekësor do ta vendosin vetëm në paraditen e sotme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania