Panorama Sport (Albania)

Tirana, katër lëvizje për formacioni­n

-

Ardian Mema nuk ka ndalur lëvizjet në formacion edhe pak orë se të nisej për në Korçë. Me Hoxhallari­n jashtë, Dokën e Dajën me probleme, Mema ka bërë katër lëvizje në formacioni­n bardheblu. Në qendër të mbrojtjes kthehet Vinsent Atinga, ndërsa Eni Imami spostohet majtas. Daja në mesfushë i lë vendin Mavejesë, ndërsa Halili këtë herë mund të qëndrojë në stol me Uinful Kobinën nga minuta e parë. Pjesa tjetër e futbollist­ëve do të jetë ajo si në takimin e fundit me Luftëtarin. Abibi luan në portë, Kërçiku djathtas, në qendër Turtulli e Atinga, ndërsa majtas Imami. Mesfusha, veç Mavejesë ,do të popullohet nga Hasani e Karabeci. Ngo në sulm, i mbështetur nga krahët prej Grecës dhe Kobinës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania