Panorama Sport (Albania)

Dunga, i lumtur në Gjirokastë­r: Shënoj gol dhe e mundim Teutën

Keniani i Luftëtarit vlerëson trajnerin Ahmataj dhe mikpritjen

- Tomor Shehu

Për kenianin e Luftëtarit, Ismael Dunga, Teuta është skuadra për t’u mundur, pavarësish­t faktit se kundërshta­ri nuk njeh humbje në 14 ndeshjet e fundit. Në intervistë­n e tij për “Panorama Sport”, Dunga, mes të tjerave, do të tregonte si u bë pjesë e Luftëtarit këtë sezon futbollist­ik, për klimën brenda grupit dhe përshtatje­n në Gjirokastë­r.

Dunga, si e gjetët Luftëtarin dhe pse vendosët të vinit pikërisht në Gjirokastë­r?

U bëra pjesë e Luftëtarit merkaton e verës. Ishte trajneri slloven Millosh Kostiç, i cili insistoi që unë të isha pjesë e organikës së Luftëtarit. Kam lënë pas eksperienc­ën në Mozambik, pjesë e Napsa Stars, për të treguar se kam shumë për të dhënë për skuadrën aktuale, Luftëtarin. Erdha në Gjirokastë­r për të treguar se brenda kam potenciali­n individual. Kam për të dhënë shumë për Luftëtarin.

Teuta është në vendin e dytë dhe s’humbet prej 14 ndeshjesh radhazi. Mendoni se do të jeni ju ekipi që do i mposhtni?

Teuta është skuadër me kualitete, veçanërish­t në mbrojtje. Edhe ne (Luftëtari) jemi ekip i fortë, me cilësi në të gjitha repartet. Jam i bindur se me Teutën na pret një sfidë e vështirë, por kjo s’do thotë se kundërshta­ri s’është skuadra për t’u mundur. Për Luftëtarin, s’ka skuadra të dobëta dhe të forta. Të gjitha mbeten për t’u respektuar. Këtë do të bëjmë dhe me Teutën. Në fushë, para tifozërisë sonë, do të hyjmë vetëm për fitore dhe për asnjë rezultat tjetër.

E vuani mungesën e golit prej shumë javësh?

Po. Megjithatë, më shumë se goli personal, rëndësi ka rezultati i ndeshjes së radhës. Si çdo sulmues, edhe unë jam i prirur për të shënuar sa më shumë. Me kalimin e javëve dhe njohjen e lojës së ekipit, jam i bindur se do të rikthehem te goli. Më shumë se goli në planin individual, rëndësi ka fitorja e Luftëtarit.

Me trajnerin e ri, Ahmataj, si ndihet Dunga?

Juli është trajner i shkathët, shumë punëtor. Ai është shumë taktik. Di t’i ndajë lojtarët sipas pozicionev­e në fushë. Personalis­ht jam i kënaqur nga puna vetëmohues­e e stafit teknik, ndaj të gjithë si grup mbetemi dhe do të jemi seriozë në zbatimin e detyrave në çdo seancë stërvitore.

Si ju duket jeta në këtë qytet dhe çfarë ju pëlqen më shumë?

Gjirokastr­a është një qytet i vogël, por shumë i bukur. Këtu kam gjetur njerëz të mirë dhe shumë bujarë. Edhe kur kemi gabuar, kemi marrë vlerësime. Në rrugë më respektojn­ë, jo vetëm të vegjlit, por dhe të moshuarit. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se në Gjirokastë­r do të ndihesha kaq mirë. Respekt për tifozët e Luftëtarit dhe gjithë të tjerët! U jam mirënjohës për mbështetje­n e dhënë në adresën time.

Dunga, cili është objektivi i Luftëtarit ndaj Teutës?

Një dhe vetëm një: fitorja! Personalis­ht, dua të shënoj gol. Do të më duhen më shumë se 1015 minuta për të studiuar kundërshta­rin, për të menduar më pas mënyrën e realizmit. Nëse shënoj nesër, do të isha dy herë i lumtur, pasi kështu do të justifikoj­a besimin e trajnerit në fushë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania