Panorama Sport (Albania)

Laçiani Ndreca: Kastrioti kërkon tjetër fitore mbijetese

- Bujar Balliu

Kastrioti do të luajë të dielën në fushë asnjanëse, në “Niko Dovana”, ndaj Laçit. Krutanët do të presin kurbinasit në këtë stadium për shkak se Kastrioti është dënuar me dy ndeshje në fushë asnjanëse nga Disiplina dhe drejtuesit kanë zgjedhur Durrësin për t’i zhvilluar këto dy ndeshje. Fitorja ndaj Kamzës ka sjellë tjetër atmosferë te krutanët, të cilët më shumë se kurrë besojnë te mbijetesa në Superiore. Mbrojtësi i majtë, Edison Ndreca, shprehet se pavarësish­t se arritën të fitonin ndaj Kamzës, skuadra do të kërkojë të ketë vazhdimësi. “Ndaj Kamzës morëm një fitore me vlera, por ne nuk kemi kohë për qetësi. Çdo ndeshje e kemi finale dhe shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm që kemi. Vetëm atëherë kur t’i largohemi zonës së ftohtë, do të jemi më të qetë. Shpresoj shumë që ta arrijmë këtë objektiv. Kundërshta­ri do të jetë i vështirë për ne. Shpresoj dhe besoj se si ekip do ta vlerësojmë maksimalis­ht ndeshjen e radhës, ashtu siç vlerësuam Kamzën. Besoj se do ia dalim me sukses”, u shpreh fillimisht mbrojtësi Nderca, që ndaj Laçit hyn në fushë me statusin e ish-it. Sa i përket përballjes me ish-skuadrën dhe besimit te mbijetesa, në fund Ndreca u shpreh: “Karrierën futbollist­ike e kam nisur me Laçin, pasi jam nga Laçi dhe kam dalë nga grupmoshat e këtij qyteti. Aty kam hedhur hapat e mi të parë si futbollist, por tani unë jam profesioni­st dhe përfaqësoj ngjyrat e Kastriotit. Ndaj shpresoj të bëj më të mirën me ekipin krutan. “Ne jemi grup i ri dhe të gjithë kanë dëshirë për të fituar. Kanë ego dhe shpresojmë që të bëjmë më të mirën që të qëndrojmë në Superiore. Kjo besoj që është arma jonë më e fortë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania