Panorama Sport (Albania)

Fitorja, rezultati i vetëm për “demat”

-

Partizani pret nesër Flamurtari­n në shtëpi dhe pritshmëri­të janë të mëdha për të besuarit e trajnerit Gega. Duke ditur se vijnë nga humbja në Laç, stafi dhe drejtuesit kanë kërkuar nga ekipi që të jenë të qetë, të mobilizuar dhe presion të kthehen te fitorja ndaj vlonjatëve. Ndonëse direkt presioni nuk ka qenë në nivele të larta këtë sezon te “demat”, ndaj Flamurtari­t misioni është disi specifik. Thuhet se futbolli i pranon të tria rezultatet, por për Partizanin kësaj radhe punë bën vetëm trepikëshi, pasi vetëm kështu mund të jenë të qetë në marshimin tyre drejt titullit. Aktualisht, të kuqtë kanë 7 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania