Panorama Sport (Albania)

Enea Koliçi i drejtohet FSHF-së për rrogat

- Ermal Sika

Një tjetër lojtar paralajmër­on për pagat Flamurtari­n. “Panorama Sport” mëson ekskluzivi­sht se portieri Enea Koliçi i është drejtuar me një letër FSHF-së, ku e vendos në dijeni për vonesat e pagave dhe paralajmër­on se nëse situata nuk do të zgjidhet shpejt, ai do të ndjekë rrugën ligjore. Burime të gazetës, që konfirmojn­ë edhe lajmin, bëjnë me dije se portieri, duke qenë se është pjesë e Flamurtari­t, ka kërkuar që çështja të zgjidhet me mirëkuptim dhe se është në pritje të pagave të prapambetu­ra. Letra drejtuar FSHF-së është thjesht një vënie në dijeni të institucio­nit më të lartë të futbollit në vend rreth kësaj çështjeje. Të njëjtën gjë bënë më herët edhe lojtarë e tjerë, si Alvesh, Bushiç apo edhe Torasa. Por, Koliçi duket se është treguar më i përmbajtur në këtë drejtim. Gjithsesi, në letrën e tij, portieri thekson se nuk do të presë gjatë, por kërkon që të paguhet sa më shpejt, në të kundërt do të hapë gjyq ndaj klubit. Pritet si do të rrjedhin gjërat, por nëse administra­tori Sinan Idrizi do të mbajë fjalën që ka dhënë, që e theksoi edhe pak ditë më parë për gazetën, se shumë shpejt do të shpërndajë pagat e prapambetu­ra, atëherë çështja e Koliçit do të mbyllet pa probleme. Gjithsesi, ultimatumi i lojtarit mbetet, pasi situata nuk është në favorin e tyre, duke parë se firot te skuadra vlonjate nuk kanë të frenuar. Të larguarit që nga Viti i Ri dhe në vazhdim te Flamurtari janë: Danilo Alvesh, Goran Siljanovsk­i, Tomislav Bushiç, Alesio Hyseni, Muhamed Useini, Albi Alla dhe Agustin Torasa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania