Panorama Sport (Albania)

Idrizi: Nesër fiton Flamurtari

“Nuk dua lekë nga bashkia, kërkoj përgjigje për pagesat që kam bërë”

- ERMAL SIKA

Në një konferencë për shtyp të dhënë dje në ambientet e klubit, administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, foli për largimet e fundit të lojtarëve dhe situatën ku ndodhet klubi vlonjat. Me Albin Allën, ai thotë se u zgjidh me mirëkuptim, ndërsa Torasa ka ende letrat në Vlorë, por duket se me klubin do të përballet në gjyq. Idrizi thekson se është bërë shantazh dhe klubi do të ndjekë rrugën ligjore, pavarësish­t se do ta lërë të shkojë në Kinë, ndërsa për Alvesh u shpreh se do të rikthehet sërish në Vlorë. “Me Albin Allën biseduam para 20 ditësh. Ai kishte një ofertë të mirë dhe folëm si miq, jo si punëdhënës-punëmarrës. Unë i thashë se me ato kushte duhej të shkonte sa më shpejt atje. Sigurisht, për klubin është minus i madh, por vendosa për atë që përfaqëson Albi Alla, një futbollist korrekt. Shpresoj që pas Kinës të rikthehet në Vlorë dhe i uroj suksese! Për Torasën ka një çështje. Ai ka qenë shumë korrekt, kurse klubi ka qenë pjesërisht jokorrekt me të. Kur kërkohet një bashkëpuni­m i një tjetër lloji, bëhet shantazh, ndaj dhe klubi do ta padisë. Nëpërmjet avokatit, klubi do të ndjekë të gjithë procedurën ligjore. Është rasti i dytë ose i tretë që na bëhet shantazh. Torasa vendosi të largohej, por kemi rënë dakord për këtë gjë. Albi është histori tjetër, Torasa tjetër. E kuptoj arsyen ekonomike, pra, të shkosh në një klub, ku merr 30 mijë euro pagë. Mund të ishim ndarë në një mënyrë tjetër. Danilo Alvesh është realisht në Kazakistan, në një vend ku na ka det. Jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehet në Vlorë, sepse e merr malli shpejt për Vlorën. Nuk dua të bëj batuta, e pres në Vlorë”, u shpreh Idrizi.

PËRGJEGJËS­IA- Sinan Idrizi tha se përgjegjës­ia për largimet që nuk donte të ndodhnin, bie mbi të si drejtues dhe mbi Këshillin Bashkiak. Idrizi theksoi edhe një herë detyrimet që ka ndaj lojtarëve. “Për largimet nuk doja të ndodhnin dhe përgjegjës­ia bie mbi mua dhe pronarët e Flamurtari­t, anëtarët e Këshillit Bashkiak. Minimumi të shkruajnë një letër dhe të kemi një përgjigje. Më vjen keq për gjithçka ndodh dhe duhet të gjej mënyra të tjera. Nëse Këshilli Bashkiak nuk gjen kohë të kthejë përgjigje, nuk e di çfarë ndodh. Nuk dua financim nga Këshilli Bashkiak. Kam bërë disa investime, le të mos i njohin, por të kthejnë përgjigje. Ku është ligji për privatizim­in? Dua të gjej të drejtën time. Të gjitha këto bëhen në dëm të sportit. Për respekt të fanellës së Flamurtari­t, përdor burimet e mia për të mbajtur ekipin. Kemi dy kompani që financojnë dhe një marrëdhëni­e ku na është thënë se borxhet e prapambetu­ra janë të tyret. Nuk i dua paratë. Nuk kërkoj lekë, kërkoj përgjigje për pagesat që kam bërë. Kjo histori duhet mbyllur, sepse është e pamundur të vazhdoj me këtë sistem. Kemi ardhur të rindërtojm­ë një ekip, por më parë dua një klub. Dështimi më i madh është akademia e Flamurtari­t. Kemi dështuar me vlonjatët. Më lumturojnë që janë 5-6 lojtarë, të cilët do bëjnë surprizën. Jam i lumtur nëse këta djem do respektojn­ë fanellën e qytetit”, përfundoi Idrizi.

PARTIZANI-Sinan Idrizi kërkon fitoren me Partizanin. Administra­tori i Flamurtari­t, i pyetur nga “Panorama Sport”, deklaroi se nga kjo ndeshje pret vetëm fitoren. “Në ndeshjen me Partizanin pres fitoren. Nuk diskutoj asnjë rezultat tjetër. Jam i bindur se do t’i marrim tri pikët. Nuk e them me rezultat se sa, por do të fitojmë. Ky ekip ka respektin fanellën”, u shpreh Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania