Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja, garancia e Kamzës për Kukësin

- Abdulla Dushku

Pas emërimit të trajnerit të ri, Gentjan Stojku, Kamza ka vijuar normalisht stërvitjet për takimin ndaj Kukësit. Siguria për këtë takim, ku kërkohet minimumi një pikë në transfertë, pritet të vijë nga mbrojtja. Në një prononcim të shkurtër për “Panorama Sport”, dyshja e mbrojtjes, Orjad BeqiriHara­llamb Qaqi, pranojnë vështirësi­të ku ndodhet ekipi, por optimizmi nuk mungon për pjesën në vazhdim. BEQIRI- “Ndeshja kundër Kukësit nuk është e njëjtë si ndaj Kastriotit, duke qenë se ndaj krutanëve ishim nën presionin e pikëve dhe ishte një rival direkt për mbijetesë. Ndryshe nga ky takim, me Kukësin e shikoj ekipin më të motivuar, pasi luajmë kundër një pretendent­i për titull. Ne na duhen pikët, por edhe ata do të jenë në kërkim të fitores dhe mendoj se skuadra duhet të luftojë për ta shfrytëzua­r këtë moment të vështirë të kësaj skuadre”, u shpreh mbrojtësi Orjad Beqiri. QAQI- Qendërmbro­jtësi Harallamb Qaqi erdhi te Kamza gjatë merkatos së dimrit në huazim nga Kukësi, ndaj për atë është një ndeshje e veçantë. Lidhur me këtë takim, Qaqi u shprehe: “Humbja ndaj Kastriotit ka qenë e paparashik­uar, një humbje kurrë nuk e prisnim. Ne ishim nën një presion pikësh dhe kërkohej medoemos fitorja, duke i llogaritur gjërat ndryshe. Gjithsesi, ne nuk do të dorëzohemi, pasi kampionati ka akoma shtigje dhe shumë ndeshje për të rikuperuar. E shoh si një garë të fortë deri në fund. Ne do bëjmë maksimumin, duke e nisur mbarë që me Kukësin. Fillimisht, kjo do të jetë një sfidë midis dy skuadrave të ekstremit, por lidhur me mua personalis­ht do të jetë një sfidë emocionale, duke qenë një ish-lojtar i Kukësit. Pavarësish­t nga kjo, unë kam dëshirë ta fitoj këtë ndeshje”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania