Panorama Sport (Albania)

Rikthimet e të dëmtuarve

-

Trajneri Ilir Daja qetësohet disi para Partizanit. Me gjithë hallet që ka nga largimi i lojtarëve, problemet me dëmtimet kanë qenë një hall me vete. Por, vijnë lajme të mira nga stafi mjekësor. Pollozhani, Mustafa si dhe Sukaj i janë bashkuar dje grupit. Pollozhani duket i përmirësua­r nga situata gripale. Po ashtu, edhe Sukaj, që kishte probleme me rrëzat e kofshëve, duket se e ka kaluar dëmtimin, ashtu si dhe Mustafa. Mungesë e sigurt do të jetë Fjoralb Deliaj, që është i dëmtuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania