Panorama Sport (Albania)

Ritëm dhe porosi për pathyeshmë­rinë

-

Teuta ka vijuar përgatitje­t me ritëm të lartë edhe dje. Nën drejtimin e Bledi Shkëmbit, skuadra ka kryer një seancë të larmishme mes taktikës dhe teknikës, por pa lënë pas dore edhe porositë. Stafi teknik pret pathyeshmë­rinë edhe nga kjo javë dhe për të mos humbur terren në renditje, fitorja mbetet objektivi i vetëm. Në Durrës të gjithë kanë besimin se do t'ia dalin, pavarësish­t se luhet në një nga transferta­t më të vështira të kampionati­t. Të diferencua­r nga ekipi kanë punuar Vecaj dhe Vajushi që vuajnë nga i njëjti dëmtim në gju. Të dy shkodranët kanë vullnetin e plotë për t'u rikthyer sa më shpejt në dispozicio­nin e ekipit dhe për të qenë sa më parë nën urdhrat e trajnerit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania