Panorama Sport (Albania)

Zhvendoset Cungu

-

Safet Gjici, pasi i dha besimit e plotë Armando Cungut në krye të pankinës së Kukësit, i mëshoi edhe një herë kushtit që kishte për trajnerin. Ai kërkoi që të shmangte rrugëtimet e shpeshta drejt Shkodrës dhe tha hapur që të qëndronte në kryeqytet tani e në vazhdim. Dhe nga sa mësohet, 45-vjeçari e ka zgjidhur këtë çështje dhe ka vendosur që të jetojë në Tiranë, pra e thënë ndryshe, do të jetë me kohë të plotë pranë ekipit dhe do të evitojë vajtje-ardhjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania