Panorama Sport (Albania)

“Mëkatet” e Besës, lojtarët kërkojnë falje

Miraka: Disa takime i llogarisni­m si fitore pa luajtur

- FERIZ FERIZAJ

Festim Miraka është pa dyshim lojtari që dallon nga të tjerët te Besa. Si një profesioni­st i vërtetë, ai është i pari që zbret në fushën e stërvitjes dhe punon fort. Kjo e bën atë edhe pikë referuese të Besës, duke e shpëtuar jo pak herë nga gola të sigurt.

MIRAKA

I pyetur nga "Panorama Sport" mbi fatet e kavajasve në fazën e tretë, Miraka thotë: "Nëse ka një ekip që ka pësuar humbje apo barazime të pamerituar­a në shtëpi, kjo është Besa. Them kështu, pasi qoftë në kualitete qoftë në lojë, kemi qëndruar në çdo sfidë mbi kundërshta­rët. Ka ndodhur kështu, pasi shumë prej nesh përballjet me Pogradecin apo Orikumin i quanin fitore akoma pa nisur ndeshjet dhe bënin llog- ari pikësh. Për pak e pësuam edhe me Elbasanin po në Kavajë, ku fituam minimalish­t. Nuk e meritonim të linim këto pikë, por ja që kemi marrë mësimin që s'e kemi harruar. Ndaj them se përpara kemi një ndeshje me Turbinën, ekip i cili nuk ka se çfarë të humbasë në Kavajë. Presioni mbi fitoren qëndron mbi ne, pasi na duhet patjetër. Për momentin jemi të përqendrua­r te ndeshja e radhës dhe po punojmë për ta fituar atë. Dhe kjo do të ndodhë duke mos përsëritur gabimet që kemi bërë. Duhet të garantojmë ndeshjen me lojë e gola, pastaj mund të flasim për fazën e tretë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë takim të fituar në letër, por vetëm në fushë me sakrificë, futboll e korrektësi. Kryesorja është ta mbyllim fazën e dytë me fitore. Kjo edhe si një vlerësim për tifozët tanë që rikthehen", thotë fillimisht Miraka. Përtej kësaj, portieri nuk e mohon faktin se që nga presidenca, stafi dhe lojtarët synim kryesor kanë kthimin në Superiore. "Objektivi ynë është shpallur që në javën e parë të kampionati­t dhe do të mbetet në fuqi deri në realizimin e tij. Por sikurse citova më lart, personalis­ht preferoj t'i marr ndeshjet një e nga një. Në futboll çfarë nuk ndodh dhe mjafton një humbje të të prishë punë. Besa do t'i marrë ndeshjet një e nga një, duke ia bërë hyzmetin secilës kur t'i vijë koha", përfundoi Miraka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania