Panorama Sport (Albania)

Selenica rikthehet pas 21 vitesh, Valbona kërkon ngjitjen

- Abdulla Dushku

Rikthehet pas 21 vitesh në fushë skuadra e Selenicës. Pikërisht më 21 shkurt 2019, ndërsa 72 vite më parë, më 21 shkurt 1947 krijohej për herë parë ky klub. Dje ata kishin zgjedhur ditëlindje­n e tyre për të rinisur një kapitull të ri të historisë së futbollit të këtij qyteti, duke nisur çdo gjë nga e para. Falë kryebashki­akut Përparim Shameti, u bë e mundur kjo pjesëmarrj­e e Selenicës në Kategorinë e Tretë. Sipas tij, janë krijuar të gjitha kushtet që kjo skuadër të jetë pjesëmarrë­se në ekipet profesioni­ste të Kategorisë së Dytë. Përballë kishin një skuadër, që ka disa vite pjesëmarrë­se e rregullt në Kategorinë e Tretë, ekipin e Valbonës që përfaqëson qytetin e Bajram Currit. Presidenti i këtij klubi, Admir Mulaj, këtë herë ia ka besuar ekipin trajnerit të mirënjohur Mirjet Vllacaj. Sfida nis me një penallti për Valbonën në minutën e 18-të. Ka kontestime nga vlonjatët, por Lloji e merr përsipër duke ekzekutuar saktë dhe 1-0. Më pas, dy golat e tjerë janë shënuar në limitet e ndeshjes. Hajdari shënon golin e sigurisë tri minuta para fundit dhe dy minuta më pas Etnor Rina rihap ndeshjen, por nuk ka më kohë sepse më pas dëgjohet vërshëllim­a e gjyqtarit që mbyll takimin në shifrat 2-1 për Valbonën. Gjithsesi, pavarësish­t disa polemikave, Valbona e meritoi fitoren pasi ishte një nivel më lartë se kundërshta­ri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania