Panorama Sport (Albania)

MEMALIAJ

- Roland Suli

Memaliaj bëri një paraqitje të mirë ndaj Shkumbinit, por nuk arriti që të shmangte humbjen. Por, ajo që shqetëson është se skuadra ka aktualisht në përbërje vetëm 13 futbollist­ë, ndërsa katër janë larguar gjatë merkatos së janarit. Një problem është fakti që nuk funksionoj­në ekipet zinxhir, pavarësish­t se buxheti prej 62 milionë lekësh të vjetër është miratuar. Në Memaliaj janë të shqetësuar se duke vazhduar kështu, skuadra rrezikon që të shpërbëhet. Kujtojmë që gjatë kampionate­ve të fundit janë larguar rreth 15 lojtarë të rinj që nuk rikthehen më në ekip.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania