Panorama Sport (Albania)

GRAMSHI

- Mariglen Miraka

Të dielën, gramshakët do të përballen në transfertë me Luzin. Për "Panorama Sport", numri një i portës së të kuqve, Argjend Hasfatija, thotë: "Pas pushimit në javën e parë, të dielën na pret një përballje shumë e fortë dhe tepër e vështirë. Por, unë jam i bindur se do ta kalojmë me sukses këtë takim dhe do të kthehemi me duart plot në Gramsh. Si gardian i portës, unë e kam kyçur katërkëndo­rin dhe lojtarët e Luzit ta harrojnë golin në portën time. Nuk kemi rrugë tjetër veç tri pikëve dhe do t'i marrim ato patjetër. Ne kemi një objektiv madhor, ngjitjen në të Parën".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania