Panorama Sport (Albania)

NAFTËTARI

- Arben Çepani

Humbja në ndeshjen e parë të fazës së dytë ndaj Gramozit e ka lënë përsëri në fund të renditjes skuadrën kuçovare. Naftëtarit nuk i mungoi dëshira për një rezultat pozitiv në përballjen ndaj Gramozit, ku skuadra ishte pranë barazimit. Qendërmbro­jtësi beratas, Xhulio Serdari, shprehet: "Jemi të mërzitur nga humbja ndaj Gramozit. Nuk arritën dot të mbanim barazimin dhe u ndëshkuam vetëm në sekondat e fundit. Ishte një ndeshje e luftuar, por ndoshta duhet të ishim më të qetë. Pozicionim­i në vendin e fundit ndikon jo pak në anën psikologji­ke".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania