Panorama Sport (Albania)

GRAMOZI

- Koço Lilo

Me fitoren e arritur këtë javë ndaj Naftëtarit, kolonjarët shpresojnë qëndrimin në Kategorinë e Dytë. Loja e kolonjarëv­e ka bindur këtë javë, kur të gjithë lojtarët dhanë maksimumin në fushë. Ka spikatur veçanërish­t 18-vjeçari Kristi Aliko, autori i golit të tretë. Për "Panorama Sport", ai thotë: "Kemi zhvilluar një lojë sulmuese gjatë 90 minutave, ku goli im është fryt i bashkëpuni­mit me lojtarët e tjerë. Mendoj se kishim mundësi të shënonim edhe të tjerë gola, pasi rastet nuk munguan", përfundoi prononcimi­n e tij për gazetën Aliko.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania