Panorama Sport (Albania)

Përplasja, Veleçiku i bën presion Vllaznisë

Skuadrat i luajnë ndeshjet si pritëse në "Reshit Rusi"

- ADMIR URUÇI BASHKIM RAMEKAJ

Përplasje mes Vl laznisë dhe Veleçikut për fushën "Reshit Rusi". Të shtunën luhet java e fundit e fazës së dytë dhe menjëherë pas takimeve, përcaktohe­t edhe kalendari i fazës së tretë. Vllaznia dhe Veleçiku i kanë ndeshjet e tyre si pritëse, ku shkodranët luajnë ndaj Ilirisë, ndërsa koplikasit me Shënkollin. Për shkak se fusha sportive e Malësisë së Madhe nuk përmbush kushtet, Veleçiku nënshkroi një kontratë me Bashkinë e Shkodrës që këtë sezon të gjitha ndeshjet si pritëse t'i luajë në "Reshit Rusi", aty ku i zhvillon edhe Vllaznia. Skuadra shkodrane nuk mund të luajë në stadiumin "Loro Boriçi", pasi fusha e impiantit po ruhet për ndeshjen e Kombëtares ndaj Turqisë, që do të zhvillohet aty më 22 mars. Vllaznia e ka fushën e vet dhe nuk ka ndër mend të tërhiqet. Madje, klubi shkodran, në faqen e vet zyrtare në "Facebook", ka publikuar dje ndeshjet, vendet dhe oraret që ekipet e klubit do të luajnë këtë fundjavë. Dhe sfida mes Vllaznisë dhe Ilirisë njoftohet se do të zhvillohet në "Reshit Rusi" në orën 14:00. Por, duket se Veleçiku nuk do të tërhiqet.

VELEÇIKU - Në një reagim për gazetën "Panorama Sport", klubi koplikas i bën presion Bashkisë së Shkodrës. Në prononcimi­n e tij, drejtori sportiv i skuadrës, Nuri Rexha, shprehet: "Kemi një kontratë të rregullt zyrtare me Bashkinë e Shkodrës që të gjitha ndeshjet si pritëse për këtë sezon futbollist­ik 20182019 deri në fundin e muajit qershor, t'i zhvillojmë në fushën sportive 'Reshit Rusi'. E dimë që Vllaznia me Ilirinë nuk mund të luajnë në 'Loro Boriçi' për shkak të ndeshjes së Kombëtares shqiptare. Megjithatë, ne nuk kemi asnjë dyshim se sfidën me Shënkollin do ta luajmë në 'Reshit Rusi', sipas kontratës së nënshkruar. Nuk mund të plotësojmë një dëshirë të presidencë­s së Shënkollit që ta luajmë ndeshjen në një fushë tjetër", u shpreh drejtori sportiv i Veleçikut, Nuri Rexha, në prononcimi­n e tij për gazetën. Ndërkaq, do të shihet se çfarë vendimi përfundimt­ar do të merret sot, ndërsa në këtë çështje mund të ndërhyjë edhe FSHF. Duket se të dyja ekipet nuk heqin dorë dhe sipas gjasave, do të jetë Federata që të vendosë për të zgjidhur këtë situatë. Një mundësi është që Veleçiku të zhvendoset për ta luajtur ndeshjen në një fushë tjetër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania