Panorama Sport (Albania)

Tri mungesa për shkodranët, zbardhet formacioni

- Admir Uruçi

Vllaznia do të kërkojë që ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e dytë të sezonit. Tekniku Lika po përgatit formacioni­n më të mirë të mundshëm për të kaluar me sukses ndeshjen ndaj Ilirisë. Nga sa mësohet, në këtë takim do të mungojë dyshja e mbrojtjes Renato Malota e Antonio Marku. Një tjetër mungesë është edhe ajo e kapitenit Gilman Lika. Lika shpresohet që të rikuperohe­t për fazën e tretë të këtij kampionati. Për shkak të mungesave, tekniku Lika ka skicuar edhe formacioni­n e mundshëm që do të jetë në fushën e lojës në takimin e së shtunës. Po ashtu, nisur edhe nga mungesa që do të ketë në repartin e mbrojtjes, pritet që këtë takim të kthehet sërish me një skemë me katër lojtarë. Ai ka skicuar edhe 11-shin e lojtarëve që do të startojnë këtë sfidë, ku në repartin difensiv do të jenë katërshja e përbërë nga Gurishta e Gocaj në krahë e Zeqja e Ignat në qendër. Si gjithmonë, në portë është Alen Sherri. Mesfusha do të përbëhet nga Krymi, Tafili e Kruja. Ndërsa në dy krahët në ndihmë të sulmuesit brazilian, Xhunior, do të jetë dyshja Zogaj e Hajdari. Me këtë formacion, Vllaznia ka arritur që të marrë një fitore të thellë në përballjen e një jave më parë, atë ndaj Vorës. Këtë do të kërkojë që ta bëjë edhe në ndaj skuadrës fushë-krujase.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania