Panorama Sport (Albania)

Takimet, në të njëjtën ditë dhe orar

-

Të shtunën do të luhen ndeshjet e javës së fundit të fazës së dytë. Dhe menjëherë pas këtyre takimeve, do t'u përgjysmoh­en pikët të gjitha ekipeve si edhe do të zbardhet kalendari i fazës së tretë me skuadrat që do të ndahen në dy grupe, pesë të parat që do të luftojnë për ngjitjen në Superiore dhe pesë të dytat që do të garojnë për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Në këtë mënyrë, për të shmangur llogaritë e mundshme që mund të bëhen nga ekipe të ndryshme, këto ndeshje luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Sipas kalendarit, këto takime do të zhvillohen të shtunën në orën 14:00. Kjo është edhe arsyeja që Vllaznia dhe Veleçiku kanë përplasje për fushën se ku do t'i luajnë takimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania