Panorama Sport (Albania)

Apolonia diskuton mbijetesën, Nako i bën presion Egnatias

Fierakët duhet të luftojnë për t’i shpëtuar rënies

- Bujar Rama

Fierakët vijojnë përgatitje­t e tyre për ndeshjen e radhës kundër Egnatias, në kuadër të javës së fundit të fazës së dytë. Ky takim do të zhvillohet në fushën asnjanëse të Shijakut dhe rezultati nuk ka ndikim, pasi për të dyja ekipet është përcaktuar se në cilën pesëshe do të luajnë në dy fazat e tjera: rrogozhina­sit në grupin pretendues, Apolonia në atë të mbijetesës. Ndonëse nuk realizuan më minimalen e mundshme këtij sezoni, renditjen në 5 vendet e para, bardhejesh­ilët nuk janë tërhequr nga “beteja” dhe pretendojn­ë të bëjnë paraqitje serioze dhe ndeshje korrekte ndaj çdo kundërshta­ri. NAKO - Është qendërmbro­jtësi Rudin Nako, ai që flet për gazetën tonë, duke u përpjekur të jetë objektiv për ecurinë sezonale të Apolonisë. “Sigurisht që nuk është pozitive për ne kjo renditje, por nuk fajësojmë dot të tjerët”, thotë Nako. “Duhet të kishim bërë shumë më mirë dhe kemi lënë shumë pikë në ndeshje të menduara relativish­t të lehta. Problemi kryesor ka qenë ngërçi që kemi pasur si skuadër në ndeshjet në fushën tonë, sidomos humbjet me Egnatian, Elbasanin dhe e fundit me Orikumin. Një ekip që duhet të pretendojë bindshëm, duhet të luftojë fort për të marrë maksimumin në fushën e vet, ndaj çdo kundërshta­ri. Në këtë pjesë, pa u ndalur më gjatë, mendoj se ka pasur ndikim edhe mungesa e përkrahjes së tifozëve tanë në stadium, çka e kemi vuajtur jo pak, pasi janë thelbësorë dhe faktor shumë i rëndësishë­m për çdo ekip”, deklaroi mbrojtësi Nako.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania