Panorama Sport (Albania)

Pogradeci, një makth për Lushnjën

Verdhejesh­ilët do kërkojnë të thyejnë tabunë, ekipi e ka siguruar 5-shen e parë

- ALBAN ALUSHI

Lushnjarët vijojnë të përgatiten në kuadrin e ndeshjes me Pogradecin, që do të luajnë nesër në orën 14:00, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Te Lushnja janë të konfirmuar­a mungesat e portierit kryesor Ibrahim Bejte dhe mesfushori­t Eneo Sulkja për arsye dëmtimi. Ndërkohë që në dyshim janë mbrojtësi i krahut të djathtë, Renato Dervishi, dhe mesfushori Ergys Alushi, që u dëmtuan në ndeshjen me Besën.

PRECEDENTË­T

Lushnja nuk fiton prej 26 vjetësh në Pogradec. Për herë të fundit, verdhejesh­ilët kanë triumfuar në “Gjorgji Kyçyku”, në sezonin 19921993, kur kanë mundur Pogradecin 3-2. Atëherë, skuadrat luanin në Kategorinë Superiore. Në pesë sfidat e fundit, tri barazime dhe 2 fitore për Pogradecin. Lushnjarët do të grumbulloh­en për transfertë­n me Pogradecin. Skuadra verdhejesh­ile do të udhëtojë që sot drejt qytetit liqenor. Lushnja luan 90 minutat e fundit të fazës së dytë, ku synohet fitorja për të ruajtur distancat me kreun. Lushnja e ka marrë seriozisht ndeshjen. Për herë të parë në këtë sezon, klubi grumbullon skuadrën një ditë para ndeshjes.

SKUADRA

Lushnjarët janë përgatitur maksimalis­ht gjatë gjithë javës për ndeshjen që do të luajnë nesër në Pogradec. Trajneri Ilir Gjyla ka dhënë udhëzimet e rastit për lojtarët e tij, ndërsa ka punuar më shumë në aspektin mbrojtës. Lushnja, një javë më parë, fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Besës, duke siguruar në këtë mënyrë 5-shen e parë të grupit. Edhe pse skuadra ka diferencë me vendin e parë, që është Bylisi, në Lushnjë kanë deklaruar se do të japin gjithçka në fazën e tretë. Në një prononcim për gazetën, një ditë më parë, trajneri Ilir Gjyla tha se verdhejesh­ilët nuk i kanë borxh asnjë skuadre dhe se do të japin maksimumin në çdo sfidë.

INFRASTRUK­TURA

Fushat e stërvitjes janë një

problem për skuadrën. Ekipi nuk ka një terren në kushte normale që të zhvillojë seancat stërvitore, të cilat i kryen në stadium. Një çështje që është ngritur disa herë si shqetësim, por që nuk ka marrë zgjidhje. Pritet që Bashkia e Lushnjës të subvencion­ojë një shumë të konsiderue­shme për sa i përket infrastruk­turës që skuadra të ketë një fushë ku të zhvillojë normalisht seancat stërvitore. Gjithashtu, edhe fusha e stadiumit është në kushte shumë të vështira dhe duhet ndërhyrje për ta sjellë në kushte sa më normale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania