Panorama Sport (Albania)

Objektivi i realizuar, Mëziu thur elozhe për Korabin

- Fatmir Zhuzhi

Drejtori sportiv i Korabit, Fehmi Mëziu, është krenar për ekipin dibran. “Të punosh me njerëz që e duan futbollin dhe e kanë pasion atë, është privilegj. Ky sezon është ndryshe nga të tjerët. Kemi punuar fort në një kohë rekord. Ekipi u konsolidua shumë shpejt dhe pati ndërthurje të lojtarëve me eksperienc­ë me ata të rinj. Ndeshje pas ndeshje prodhuam lojë të bukur dhe rezultativ­e. Kjo, pavarësish­t problemeve dhe vështirësi­ve financiare. Që në fillim të sezonit, ekipi u pozicionua në pesëshen e parë dhe këtë e arritëm falë punës kolektive. Jam shumë i lumtur për këtë ekip, që përfaqëson komuniteti­n dibran dhe i dhuron atij emocione. Dua të falënderoj trajnerin Dorian Bubeqi, zëvendësin e tij, Donald Mëziu. Një falënderim i veçantë shkon për futbollist­ët”, ka thënë Mëziu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania