Panorama Sport (Albania)

Iliria mendon surprizën ndaj Vllaznisë

- Bujar Balliu

Iliria do të përballet nesër me ekipin e Vllaznisë dhe për qendërmbro­jtësin e fushë-krujasve, Xhorxhian Boçi, kjo ndeshje është një përballje mjaft e vështirë, duke qenë se skuadra shkodrane është njëra ndër më të mirat në vend. Megjithatë, Boçi deklaron se nëse çdo lojtar do të japë maksimumin, nuk është çudi të dalësh me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. “Është një ndeshje e vështirë, duke qenë se përballë kemi Vllazninë, njërën ndër skuadrat më të mira në vend. Është skuadra kryesuese e grupit dhe është me meritë aty ku ndodhet. Megjithatë, edhe pse përballë kryesuesve, aq më tepër edhe në transfertë, ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe e kemi vlerësuar maksimalis­ht këtë përballje. Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën tonë dhe shpresojmë që të dalim me një rezultat pozitiv”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania