Panorama Sport (Albania)

Calja, Calja, kampion kampion me… me… këste këste

Sportisti kuqezi shpërblehe­t pjesë-pjesë për arritjen historike

- ARTIN LLESHAJ

Javën e ardhshme peshëngrit­ja shqiptare do të ngrejë siparin me aktiviteti­n e parë për vitin 2019, pasi më 28 shkurt do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë për të rritur. Në prag të këtij eventi, gazeta "Panorama Sport" kontaktoi kampion e trefishtë të Europës, në sportin e shtangës, Briken Calen. Peshëngrit­ësi i suksesshëm kuqezi rrëfen formën e tij sportive, si dhe objektivat e këtij sezoni. Gjithashtu, Calja thekson faktin se ende nuk është shpërblyer plotësisht për medaljet e fituara në Europian, por është paguar me këste, ku ka marrë vetëm 24 mln lekë të vjetër në dy këste, nga 36 që i takojnë gjithsej.

Si është forma juaj sportive në këto momente?

Momentalis­ht gëzoj një formë jashtëzako­nisht të mirë dhe po vazhdoj me përgatitje­t e fizike, ku pas 6 javësh më pret një aktivitet shumë i rëndësishë­m si Kampionati Europian. Tashmë, jam ende te pjesa e ngarkesës së rëndë fizike, ndonëse jemi në prag të Kupës së Shqipërisë.

Çfarë objektivas­h keni në Kupën e Shqipërisë?

Sigurisht që unë do të futem në garë për të dhënë më të mirën time, ashtu siç do të futen edhe peshëngrit­ësit e tjerë. Do të kërkoj që të përmirësoj rezultatet e mia dhe do ta vlerësoj maksimalis­ht këtë kompeticio­n.

Tashmë po bëhet afërsisht një vit nga dita kur ju u shpallët kampion i trefishtë Europe. A e keni marrë shpërblimi­n e plotë që parashikon ligji?

Siç e dini, mua ma ndan me tri këste këtë shpërblim. Është hera e parë që shpërblimi jepet në këtë mënyrë, ndërkohë që më parë i kam marrë brenda ditës. Nuk është aspak normale dhe ta mendosh kur më ndodh mua një situatë e tillë që jam kampion Europe, imagjino se çfarë mund të bëhet me sportistët e tjerë të zakonshëm. Ky është fundi i sportit. Deri tani kam marrë dy këste dhe kjo është paradoksal­e.

Sa e vështirë bëhet për ju që të përgatisni garat e ardhshme në këto kushte?

Tashmë janë bërë plot 11 muaj nga kampionati europian i Bukureshti­t. Është një kalvar i gjatë, plot stres që sigurisht të pengon që të japësh rezultatet më të mira. E megjithatë, unë jam munduar që t'ia dal, edhe pse problemati­kat janë të shumë mëdha.

Cilat janë synimet tuaja për në Kampionati­n Europian?

Shpresoj të jap rezultatin tim më të mirë dhe pse jo të në ngjitem në podium. Paraprakis­ht kanë dalë deklarimet dhe jam në vend të parë në dygarësh. Me mbështetje­n e njerëzve të mi, si dhe të federatës, kam shumë besim që do t'ia dal me sukses.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania