Panorama Sport (Albania)

Shqipëria njeh rivalët "Euro 2021"

-

Dje, në Nion të Zvicrës u hodh shorti i eliminator­eve të Kampionati­t Europian për futbollin e femrave "Euro 2021". Shqipëria do të jetë në Grupin E së bashku me Skocinë, Finlandën, Portugalin­ë dhe Qipron. Menjëherë pas hedhjes së shortit, është përcaktuar edhe kalendari i plotë i eliminator­eve. Ekipi Kombëtar shqiptar i drejtuar nga Vioresin Sinani do të fillojë ndeshjet eliminator­e në 2 shtator 2019 kundër Finlandës në shtëpi, ndërsa ndeshja e mbyllëse e fazës eliminator­e do të zhvillohet në 22 shtator 2020, me takimin ndaj Portugalis­ë jashtë fushe. Finalet e Europianit "Euro 2021" për femrat do të zhvillohen në muajin korrik në Angli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania