Panorama Sport (Albania)

Gega dhe Smajlaj, sportistët shqiptarë në "Glasgou 2019"

-

Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj do të jenë përfaqësue­sit e Shqipërisë në Kampionati­n Europian të Sallave të Mbyllura, që do të zhvillohet në Glasgou të Skocisë nga data 1 deri më 3 mars. Luiza Gega do të garojë në njërën prej kategorive 1500 dhe 3000 metra, ndërsa atleti shkodran Smajlaj do të jetë pjesë e garës së kërcimit për së gjati. Të dy sportistët vijnë pas një paraqitje shumë të mirë në Kampionati­n Ballkanik të Sallave të Mbyllura, që u zhvillua disa ditë më parë në Stamboll, me Gegën që fitoi medalje ari dhe Smajlajn që rrëmbeu argjendin. Dy sportistët më të suksesshëm të atletikës shqiptare do të kërkojnë të përsërisin suksesin edhe në një kompeticio­n shumë të rëndësishë­m siç është Kampionati Europiani, që do të mbahet në Glasgou, ku pse jo të kthehen në Shqipëri me të tjera medalje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania