Panorama Sport (Albania)

Sekretari Çakalli: Ministria ka tri vjet që s'na jep asnjë lek

- M.Miraka

Sekretari i përgjithsh­ëm i federatës së hendbollit, Armand Çakalli, akuzon Ministrinë e Sporteve, ku shprehet se ky institucio­n i ka lënë në harresë duke mos dhënë asnjë mbështetje financiare. Në një prononcim për "Panorama Sport", Çakalli deklaroi: "Tashmë jemi në prag të kampionati­t, por ndonëse po punojmë shumë si federatë, Ministria e Sporteve nuk na ka aspak në konsiderat­ë. Ky institucio­n ka tri vjet që nuk ka dhënë asnjë gjysmë leku për sportin e hendbollit. I kemi dërguar shkresa, ku paraqesim punën tonë, por përsëri përgjigje negative nuk e di pse. Ne si drejtues të federatës nuk kemi marrë asnjë rrogë për tri vjet dhe po punojmë vullnetari­sht, gjithashtu asnjë financim për garat brenda dhe jashtë Shqipërisë që kemi pasur dhe kemi aktualisht. Po sakrifikoj­më nga xhepi ynë për të mos e humbur dhe fikur këtë sport të bukur", tha Çakalli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania