Panorama Sport (Albania)

Rei Manaj nuk dorëzohet, i fashuar në stërvitje

-

Gjatë një seance stërvitore doli i dëmtuar nga fusha dhe me lot nga dhimbjet, një ditë më vonë ka nisur sërish përgatitje­t me Albaseten. Rei Manaj ka treguar edhe një herë tjetër vendosmëri­në dhe grintën për të mos u dorëzuar, por të jetë në dispozicio­n të skuadrës, e cila po lufton për t’u ngjitur në Serinë A. Gjatë seancës të së mërkurës, lojtari i Albasetes u dëmtua në stërvitje pas një ndërhyrjej­e të rëndë që Sulei Muntari i bëri. Manaj është rikthyer sërish dje nën urdhrat e trajnerit dhe mendohet se do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat. Ai ka fashuar këmbën e dëmtuar dhe është stërvitur me skuadrën normalisht. Ky është dëmtimi i dytë për Manajn në pak muaj. Pak kohë më parë, ai pësoi një dëmtim të frikshëm në kokë dhe pjesën e fytyrës, që e detyroi të kryente ndërhyrje kirurgjika­le në hundë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania