Panorama Sport (Albania)

Seferi: Synoj Kombëtaren, ja pse qëndrova në Ligën e Dytë

Asiste dhe gola, shqiptari lider i Uinterthur­it

-

Uinterthur mposhti Rapersuil-Jona me rezultatin 2-0 dhe goli që vulosi takimin mbajti firmën e futbollist­it shqiptar. Taulant Seferi, i cili ka përfunduar aventurën me Kombëtaren U-21, është shndërruar në liderin e skuadrës helvete me 7 gola dhe 3 asiste, e cila po synon të sigurojë një vend në Superligën zvicerane. Për “Panorama Sport”, ai tregon edhe ecurinë e deritanish­me. “Mendoj se po bëj një paraqitje shumë të mirë dhe uroj që të kem këtë vazhdimësi në dispozicio­n të skuadrës. Sigurisht, kur asiston apo kur shënon, kënaqësia është e shumëfisht­ë, por momentalis­ht jam i fokusuar te fitoret dhe arritja e klubit”, tregon Seferi fillimisht. Para disa kohësh, ai ia doli që të rinovojë kontratën me Jong Bojs, por zgjodhi që të vijojë huazimin tek Uinterthur. “Jam shumë i lumtur që Jong Bojs pati besim tek unë dhe e kam rinovuar edhe për një vit kontratën me të. Normalisht që ka pasur interesime edhe nga ekipe të tjera në Superligës dhe për vetë lidhjen dhe adaptimin me Jang Bojs, nuk doja një tjetër skuadër. Shpresoj që sa më shpejt të bashkohem me këtë skuadër për të arritur të tjerë objektiva

edhe me të”, shprehet futbollist­i kuqezi. I lindur në Kumanovë, Seferi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij me kuqezinjtë, mirëpo në mbarim të periudhës që i lejohet aktivizimi me U-21, është në pritje të një ftese nga Panuçi. “Nuk jam kontaktuar as nga Panuçi dhe nga asnjë pjesëtar i stafit të tij. Unë shpresoj që të vazhdoj kështu dhe mendoj se ftesa do të vijë vetë nga paraqitjet e mia. Kombëtarja është një ëndërr dhe do të jem në pritje që ta meritoj për të qenë atje”, ka deklaruar Taulant Seferi për “Panorama Sport”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania