Panorama Sport (Albania)

“Qava kur u largova nga Shqipëria”

-

Keidi Bare u transferua nga Malaga si element që mund të shërbente në ekipin e dytë për të dhënë kontribute atje. Mirëpo, në fare pak kohë, ai është shndërruar në futbollist me shumë peshe tek ekipi i parë i Malagas. Mesfushori fierak ka treguar në radion spanjolle të qytetit sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. “Kam qarë kur jam larguar nga Shqipëria. Në familje jam edukuar që duhet të heq dorë nga shumë gjëra për të arritur maksimumin. Në fakt, më ka bërë mirë, pasi tani jam më i maturuar. Në fillime ishte e vështirë të jetoja larg familjes në të tjera kultura, por futbolli është sakrificë. Që i vogël e kam ditur se dua të shkoj shumë larg dhe tani mendoj se po bëj gjërat e duhura që të rritem akoma më shumë në karrierën time. Kisha ende kontratë me Atletikon, por zgjodha të sakrifikoj dhe të bashkohem me Malagën, me dëshirën për t’u bërë dikush në këtë sport”, ka rrëfyer Keidi Bare për radion spanjolle.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania