Panorama Sport (Albania)

Duka, sulm qeverisë: Zero investime, duhen 200 fusha

Presidenti i FSHF-së: Ligji i sportit është qesharak

-

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në intervistë­n e dhënë për “ABC News” është treguar shumë kritik me qeverinë shqiptare për politikat që ndjek për sportin në vend. “Klubet dhe federata kanë një investim zero. Qeveria të marrë një vendim dhe të thotë: ‘Do të financojmë 200 fusha futbolli në Shqipëri’. Kush i dëgjon, mund t’i duken shumë, por janë pak. Tirana, ku të gjithë fëmijët duan të luajnë futboll, ka nevojë për 100 fusha futbolli. Është e vështirë për hapësirat, por duhet t’i gjejmë edhe ato, por buxheti, qoftë i Bashkisë së Tiranës, qoftë dhe i qeverisë, nuk është se varfërohet për kaq pak para për një sport që shqiptarët e dashurojnë shumë. Kur Rama do vinte në qeveri, u mendua, madje mbaj mend se Fidel Ylli bëri fushatë me argumentin që do kishte Ministri Sporti, e cila do mendonte për sportin. Realisht, kur ka një ministri, kur ka një administra­të, e cila bashkon dhe mbledh grupet e interesit dhe prodhon vërtet strategji dhe politika të paketave fiskale që ndihmojnë sportin, gjërat, nëse nuk realizohen 100%, do realizohen 50%. Te ne ka një ligj që është qesharak. Më duket se është i ’94-ës. Është pakësuar. Kanë lindur herë pas here iniciativa, të cilat shuhen shpejt. Iniciativë, të cilën e kemi marrë dhe ne. E kemi propozuar një herë një paketë fiskale që shkuam ta mbronim në komisionin parlamenta­r dhe çuditërish­t ca njerëz të sportit brenda komisionit i dolën kundër dhe u shua edhe ajo. Hungaria i detyron kompanitë, shoqëritë e biznesit, të shkojnë të bien dakord me një nga federatat e 4 sporteve prioritare dhe të investojnë nga fitimet e tyre. Kjo është pjesë nga Tatimet. Në tri-katër vitet e fundit janë shifra marramendë­se. Janë ndërtuar fusha futbolli pa fund dhe do ketë ndryshime”, ka deklaruar ditë më parë Armand Duka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania