Panorama Sport (Albania)

“Klubi përpara Ikardit, Godin do të jetë i yni”

-

Përpara Inter-Rapid, ku zikaltrit vulosën kualifikim­in në 1/8at, administra­tori i deleguar interist, Xhuzepe Marota, ka prekur për mikrofonat e mediave italiane temat aktuale në klub. Fillimisht situatën lidhur me Mauro Ikardin, më pas konfirmimi­n lidhur me një lajm merkatoje për të cilin mungon vetëm zyrtarizim­i: Diego Godin, i cili kundër Juves në ndeshjen e fituar në Champions nga Atletiko ishte autor i golit të dytë në fitoren 2-0. “Goli? Jam i lumtur për të sepse ndodhemi në një fazë të avancuar të negociatës”, ka shpjeguar drejtuesi. “Pres që sa më shpejt të jemi në gjendje të japim një komunikatë zyrtare”. KLUBI MBI TË GJIHTË - E pashmangsh­me pyetja rreth ishkapiten­it: “Kur mund të rikthehet Ikardi? Ne e presim, duhet edhe të rikuperohe­t nga shqetësimi në gju. Por, nuk kam asgjë për të shtuar sepse në deklaratat e mëparshme e kemi si çështje”. Interi, pavarësish­t mungesës së sulmuesit, ka nisur një seri fitoresh: “Janë profesioni­stë dhe duhet të bëjnë detyrën e tyre. Reagimi i skuadrës, megjithatë, ka qenë pa dyshim pozitiv. Në stemën e Kopenhagen­it shkruhet: ‘Asgjë mbi klubin’. Mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për Mauron”. MUAJT SI ZIKALTËR - Marota në fund ka analizuar edhe dy muajt e tij të parë në bordin zikaltër: “A prisja një nisje të vështirë me detyrën e re? Puna ime përfshin njohjen e një bote në mënyrë të thelluar, por nuk u tremba kur pranova dhe nuk trembem tani. Mes drejtuesve mbizotëron profesiona­liteti, nevojiten vetëm motivimet e duhura për t’u rikthyer te lavditë e dikurshme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania