Panorama Sport (Albania)

Spaleti: Tani po, jemi ekip

“Kam parë përmirësim­e, gabimet banale të së shkuarës i kemi lënë pas”

- Përgatiti: LEDIO NASE

Asnjë vështirësi për të kaluar pengesën Rapid Vjena, por trajneri Luçiano Spaleti as që ka ndër mend të futet në bisedë mbi temën “Mauro Ikardi”, edhe pse mes diplomacis­ë dhe duartrokit­jeve të paraqitjet në kohët e fundit prek indirekt dhe i lëshon një sinjal të qartë ishkapiten­it të tij. “Skuadra është përmirësua­r shumë në këtë periudhë të fundit. Ajo që dua të veçoj është fakti se gabime banale të disa kohëve më parë nuk bëjmë më, por nuk dua që të aludoni me deklaratën time, se kjo gjë është një sinjal kundrejt fakteve të fundit që kanë ndodhur. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe është shpërblyer me rezultate, por gjithsesi katër fitore nuk janë diçka për t’u mburrur. Kërkoj një vazhdimësi më të madhe nga ana jonë, ndryshe nuk mund të synojmë objektivat që i kemi vënë vetes, shpjegon Spaleti, që në pyetjen e radhës kundrejt Ikardit nënvizon. – U lodha me pyetjet për Mauron. Tani e tutje do të flas vetëm për ata që zbresin në fushë dhe për askënd tjetër. Madje, nuk e di as nëse këtë herë ka zbritur në dhomat e zhveshjes për të uruar shokët e skuadrës. Nëse e ka bërë, më bëhet qejfi, nëse jo... Ranokia i rilindur? Ai është shembulli për shumë lojtarë këtu tek Interi. Mendoj se nuk ka asnjë tjetër në këtë skuadër që ka kaluar më shumë vite të vështira se Andrea. Për ndeshjen me Rapidin isha i bindur se do të shkëlqente. E ndoqa në stërvitje dhe pasi i komunikova se do të ishte titullar, i premtova gjithashtu, se edhe do të shënonte. Ajo që nuk prisja nga Ranokia ishte fakti se do të shënonte një gol aq spektakola­r”, përfundoi trajneri i Interit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania