Panorama Sport (Albania)

Përçahet familja Ikardi: Babai im është shitur

-

Huan, babai i Mauro Ikardit, udhëtoi drejt Milanos për të festuar datëlindje­n e sulmuesit të Interit. Ndërsa motra e argjentina­sit, Ivana, aktualisht në konflikt me të vëllanë e veçanërish­t me Vanda Narën, bashkëshor­ten e këtij të fundit, nuk e ka pëlqyer këtë afrim, duke akuzuar se prindërit po e bëjnë për interes. “Babai im është shitur, nuk mund të bëhet më asgjë”, ka shkruar në profilin e saj social Ivana, e cila postimit të një reviste argjentina­se që publikoi lajmin se motra nga familja e parë e babait, Aldana, në krahun tjetër, e kishte uruar, i është përgjigjur: “Fillimisht urreheshim, ndërsa tani duan të jenë sërish një familje e lumtur. Bëhen miq edhe me djallin, vetëm që të kenë para dhe famë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania