Panorama Sport (Albania)

“Juvja e përmbys në Torino, Alegri s’do ta bënte gjestin e Simeones”

-

I intervistu­ar nga “Tuttomerca­toweb.com”, Luçiano Moxhi, ish-drejtori i përgjithsh­ëm i Juves, ka besim se bardhezinj­të kanë të gjithë kohën dhe mundësitë për ta përmbysur humbjen 2-0. “Në fazën me eliminim direkt, ndeshjet zgjasin 180 minuta, prandaj koha për të rikuperuar nuk mungon. Unë mbaj mend që Juventusi im ka përmbysur shumë ndeshje, prandaj duke qenë se diçka të tillë e kemi në ADN, nuk kuptoj pse nuk mund ta bëjë skuadra e Alegrit. Atletiko vërtet fitoi, por në fund tregoi se nëse e sulmon, vuan shumë. Edhe Juventusi nuk ka kaluar një periudhë pozitive së fundmi. Tani i duhet të rikuperojë forcat psikologji­ke dhe fizike dhe në ndeshjen e kthimit do ta shihni se në fund Juventusi do ta përmbysë dhe do të avancojë më tej. Gjesti i Simeones dhe deklarata e postndeshj­es? Unë di të them se Alegri s’do të kishte festuar kurrë si ai, madje edhe deklaratën që ‘jemi një skuadër me bo... ia ka detyruar klubi”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania