Panorama Sport (Albania)

Bomba nga Spanja: Ronaldo mendon largimin pa Champions

Sipas “Diariogol”, kthehet në modë pista Man.Junajtid

-

Ishte ndër më të dobëtit në fushë për Juventusin në sfidën kundër Atletikos së Madridit, por fundja nuk mund të bënte asgjë më shumë i vetëm, duke parë se edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij ishin të “fikur”. Gjithsesi, për të ndezur edhe më shumë tensionin rreth Kristiano Ronaldos, ka menduar media spanjolle, konkretish­t uebsajti “Diariogol”, i cili ka lëshuar një bombë merkatoje, ndonëse është shumë shpejt për të marrë konfirmime prej saj. Sigurisht që kjo mund të jetë edhe një strategji, duke parë se rikthimi në Madrid i 34-vjeçarit kaloi jo pa polemika, jo vetëm me tifozët e Atletikos, por edhe me disa organe mediatike në fund të ndeshjes së Champions-it, ku Ronaldo injoroi të gjitha mediat dhe madje, iu tregoi edhe atyre të njëjtin gjest që bëri në “Vanda Metropolit­ano”: “Kam fituar 5 Champions unë”. Gjithsesi, duke mbetur te lajmi i burimit në fjalë, “Diariogol” hap një skenar bombastik, sipas të cilit ylli portugez mund të mendojë largimin nga Juventusi, në fund të këtij sezoni, pas vetëm një viti në Torino, në rast se eliminohet nga Liga e Kampioneve. Përveç ndjesive të futbollist­it, i cili erdhi me shumë shpresa dhe bujë te “Zonja e Vjetër”, duke deklaruar që në fillim se sivjet Juventusi do të ishte pretendent­ja kryesore në Eu- ropë, pas humbjes me Atletikon, duket se ka qenë klubi i Mançester Junajtid, ai që ka vendosur të kontaktojë menjëherë Ronaldon. Pa dyshim, që “Djajtë e kuq” janë ekipi që besuan dhe e hodhën në futbollin e rëndësishë­m Kristianon, që në adoleshenc­ë dhe ndoshta nëse Juventusi nuk do të ishte bindur për të paguar kartonin dhe pagën, futbollist­i do të kishte zgjedhur Mançesteri­n, por ndoshta kjo mund të jetë një ide për merkaton e verës, por gjithmonë dhe ky është një kusht absolut, nëse Junajtid do të arrijë që të kualifikoh­et për në Ligën e Kampioneve. Ndryshe, do të mbetet i “parkuar” në Torino.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania