Panorama Sport (Albania)

Eliminimi kushton shtrenjtë, Juvja ka gati planin “Zidan”

Në klub mendohet revolucion­i, “paguan” trajneri Alegri

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Humbja e shëmtuar në “Vanda Metro politano” kundër Atletikos së Madridit nuk ka tronditur vetëm skuadrën bardhezi, por edhe themelet ekonomike të skuadrës, sepse sot futbolli modern luhet jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Mëngjesin e djeshëm, marka “Juventus” ka pësuar një rënie të madhe në bursë, duke iu afruar shifrës -10 për qind, por gjatë ditës hasi disa rritje të vogla, për ta mbyllur ditën në kuotën -8.83 për qind. Edhe pse ky tregues ekonomik mund t’u interesojë pak tifozëve, ky është një aspekt që vë në alarm të madh drejtuesit e klubit dhe specialist­ët e financave të “Zonjës së Vjetër”, sepse formula e sivjetshme e Ligës së Kampioneve ofron 10.5 milionë euro për kualifikim­in në çerekfinal­e, 12 milionë të tjera për kalimin në gjysmëfina­le dhe mes 15 apo 19 milionëve si finaliste, respektivi­sht në rast humbjeje apo fitoreje të trofeut. Por me llogari më të thjeshta, duke parë edhe investimin e bërë për Kristiano Ronaldon, për të cilin u paguan dhe po paguhen shifra të frikshme, një eliminim nga Liga e Kampioneve në këtë fazë të turneut do t’i sillte Juves një humbje shumë të madhe, mes 37.5 dhe 41.5 milionë eurove.

SA KA ARKËTUAR

Në ditët e sotme, të fitosh Ligën e Kampioneve nuk është vetëm çështje prestigji, por mbi të gjitha një çështje ekonomike. Por sa ka arkëtuar deri tani Juventusi? Shifrat e ofruara nga uebsajti i specializu­ar “calciofina­nza” tregojnë 82.4 milionë euro premio nga UEFA, pa llogaritur të ardhurat nga biletat. Konkretish­t, nga këto 17.1 milionë kanë ardhur nga “market pool”-i i famshëm (sponsorizi­me dhe të drejta televizive); 15.3 milionë nga pjesëmarrj­a në këtë turne; 29.7 milionë nga renditja e përgjithsh­me UEFA 10-vjeçare; 10.8 nga rezultatet në fazën e grupeve dhe 9.5 të tjera falë kualifikim­it për në 1/8-at. Gjithsesi, nëse vazhdohet me tej llogaria, Juventusi kishte jo pak arsye për të vazhduar më tej, sepse “market pool”-i bëhet më i pasur për klubet pjesëmarrë­se, sa më larg që ata të shkojnë, pasi një kualifikim i mëtejshëm dhe një eliminim i Romës në këtë fazë apo në çerekfinal­e, do të shtonte milionat në arkat bardhezi, për të kapur një maksimum prej 126.6 milionësh në total, në rast fitoreje të turneut. Prandaj, të dalit tani kaq shpejt nga Champions-i, ritheksojm­ë duke përjashtua­r arkëtimet nga shitja e biletave në “Allianz Stadium”, do t’i kushtonte Juves një humbje prej 45 milionësh. Sigurisht që financiari­sht nuk mund të quhet një dështim, por diçka e përafërt me këtë, duke parë se vetëm Kristiano Ronaldo në vit, mes pagës dhe taksave, u kushton bardhezinj­ve 60 milionë euro.

IKËN ALEGRI, HYN ZIDAN

Dhe sigurisht që nëse Juventusi nuk do të arrijë që të përmbysë Atletikon në ndeshjen e kthimit, në Torino pritet një revolucion për sezonin e ardhshëm. Pa u hyrë mundësive mbi ndonjë prej lojtarëve që mund të sakrifikoh­et, përjashtua­r Ronaldon dhe veteranët sigurisht, i pari që do të paguajë për këtë humbje të madhe financiare të “Zonjës së Vjetër” do të jetë trajneri Masimilian­o Alegri. Sigurisht që në fushë janë lojtarët që zbresin, por mënyra e konceptimi­t të ndeshjes në “Vanda Metropolit­ano” ka një fajtor mbi gjithë të tjerët: pikërisht trajnerin e Juves, i cili nuk diti që të karikojë psikologji­kisht lojtarët, por u akuzua edhe për formacioni­n, ku pa dyshim që zbritjet në fushë të vonuara të Bernardesk­it e Kanselos peshojnë shumë. Dhe në Torino, nëse eliminohen nga Europë, plani është i qartë: Alegri në fund do të përshëndes­ë, pse jo me titullin e tetë radhazi kampion, por në vend të tij është gati zbarkimi i Zinedin Zidanit. Trajneri francez jo vetëm e njeh mirë ambientin juventin, duke qenë se ka luajtur shumë vite me ata si futbollist (1996-2001), por në të njëjtën kohë ka treguar një marrëdhëni­e shumë të mirë kur bëhet fjalë për Champions-in, pasi ka fituar tre të fundit radhazi në stolin e Realit të Madridit, përpara se të dorëhiqej në përfundim të sezonit të kaluar. Për më shumë, ideja e Zidanit për lojën sulmuese dhe rendimenti maksimal që diti të marrë nga Kristiano Ronaldo në dy vite e gjysmë, në drejtimin e Realit, janë “klauzolat” që i nevojiten Juventusit për të nisur punën nga e parë dhe për të kërkuar fitoren e Ligës së Kampioneve nga sezoni i ardhshëm, atë trofe që mungon prej 23 vitesh në Torino...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania