Panorama Sport (Albania)

“Pashë një ekip pa personalit­et dhe pak mendjemadh”

-

Andrea Pirlo kishte qenë shumë i qartë dhe tepër i zhgënjyer, pas përfundimi­t të ndeshjes me Atletikon e Madridit, ku ishte i ashpër me komentin e tij. “Nëse shkon të luash me frikë në stadiumin e një skuadre kundërshta­re, nuk e fiton asnjëherë Ligën e Kampioneve. Juventusi u pa që në fillim që ishte i kontraktua­r, nuk ishte përqendrua­r që të fitonte ndeshjen, por kërkonte të mos pësonte. Dhe kur futesh me këtë mentalitet, në fund rrezikon që të bësh vetëm dëme, siç e pamë të gjithë”. Por ish-fantazisti i Juventusit ka shtuar dozën e akuzave 24 orë më pas, në një prononcim për “TuttoSport”. “Është normale që të kesh presion kur luan në të tilla nivele, por nëse pranon që të jesh një lojtar i Juventusit, duhet të dish të përballosh presione të tilla. Kjo është e bukura e të qenit futbollist i një skuadre të madhe, pasi ke mundësinë që të luash ndeshje të forta dhe të luftosh për objektiva të rëndësishë­m. Por Juventusi që u pa në Madrid, u duk një skuadër pa personalit­et, me pak dëshirë për të prodhuar lojë apo që të ndërtonte diçka. Dukej sikur ata ishin të sigurt se duke kaluar minutat dhe duke pritur, një gol do ta shënonin, por më shumë sesa vetëbesim, kjo është një mendjemadh­ësi e tepruar, e cila i kushtoi rëndë. Prandaj, në kthim duhet të bëjnë gjithçka, përveç këtyre që thashë, nëse duan te kenë ndonjë shans”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania