Panorama Sport (Albania)

Polemika e Alvaro Moratës: Nëse ndërroja rolet me Kielinin...

Ish-sulmuesi shpreson të zhbllokohe­t në Torino

-

Alvaro Morata festoi, por më pas pa golin e tij të parë me Atletikon e Madridit, jo vetëm përballë tifozërisë së tij të re që e priti keq, por edhe përballë ish-skuadrës, Juventusit, një episod të cilin sulmuesi nuk e ka gëlltitur as 24 orë pas ndeshjes. “Të mundësh Juven nuk është diçka që mund ta bëjnë të gjithë, aq më shumë sivjet, sepse ata mbeten një ndër skuadrat më të forta në botë dhe për këtë arsye suksesi 2-0 kundër tyre ka një vlerë të dyfishtë. Të shkosh në Torino me diferencë të dy golave sigurisht që është diçka shumë pozitive, por unë e di se çfarë atmosfere na pret atje dhe ndeshja e kthimit do të jetë dyfish më e vështirë. Lufta e vërtetë do të bëhet në Torino. Goli që m’u anulua mua? Isha shumë i revoltuar pas ndeshjes, madje kisha bërë në plan që të takoja ish-shokët e mi, pasi jam shumë i lidhur me ngjyrat bardhezi. Madje, doja që goli të më akordohej dhe të festoja, sepse do të thoshte shumë për mua, duke parë sezonin e vështirë që kam kaluar, por nëse ndodh që të shënoj në Torino, premtoj se nuk do të festoj. Kontakti me Kielinin? Unë e di se çfarë kam bërë në atë aksion dhe shumë e kanë parë. Por nëse doni mendimin tim di të them se nëse do të kishte qenë Kielini që do të më kishte bërë mua atë shtytje, nuk do të akordohej penallti në favorin tonë. Ndërsa unë vetëm sa e preka, sepse duke e njohur mirë, duhet shumë më shumë sesa ajo prekje e imja për të hedhur në tokë Kielinin”, u shpreh Morata. GIMENEZ – Autori i golit të parë ndaj Juventusit, mbrojtësi uruguaian, Hoze Maria Gimenez, shuan euforinë tek Atletiko, pas fitores në Madrid. “Jam mbrojtës, ndaj për mua të shënoj është një festë e dyfishtë, por kur ky gol vlen një fitore kaq të madhe si kjo ndaj Juventusit emocionet janë shumë të mëdha. Gjithsesi, në Torino do të jetë diçka tjetër, sepse ashtu si ne, me lojtarët që ka Juventusi, edhe ata mund të shënojnë dy gola në shtëpi. Prandaj, bëjmë mirë që në ndeshjen e kthimit të zbresin në fushë me idenë për të fituar, sepse nëse luajmë për të mbrojtur rezultatin mund të dënojmë veten”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania