Panorama Sport (Albania)

“Champions-at ndaj nesh nuk i fitoi Kristiano”

-

Enrike Çerezo vuajti një natë shumë nervoze kundër Juventusit, me presidenti­n e Atletikos së Madridit që u largua nga tribuna pas golit të anuluar të Moratës, duke bërtitur “Ky është një turp”. Por ndërkohë, numri një i “Colchonero­s” ka edhe një mesazh për Ronaldon: “Pikësëpari dua t’i kërkoj falje presidenti­t Anjeli për gjestin e bërë në tribunë, por ishte një reagim spontan dhe besoj se ai e kupton. Ndërsa për sa i përket Kristianos dhe faktit që ai na tregoi 5 trofetë e fituar, unë di t’i them se ai nuk ka fituar 5, por tre në karrierë. Në ato të dyja kundër nesh ishte thjesht një lojtar normal, ndaj nuk i takojnë atij. Gjesti i Simeones? Nuk ishte i bukur, e pranoj, por nuk mund ta dënoj trajnerin tonë. Ishte diçka instiktive”, tha Çerezo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania