Panorama Sport (Albania)

Koke: “Manita” e Ronaldos? Ndoshta po përshëndes­te turneun!

-

Humori në shtëpinë e Atletikos së Madridit është shumë i lartë dhe normale që pas fitores me Juventusin, si dhe duke njohur rivaliteti­n ndër vite me Kristiano Ronaldon, mesfushori i “Colchonero­s” ka dashur të ironizojë gjestin e “manitës” së portugezit ndaj tifozëve në “Vanda Metropolit­ano”, por i përsëritur edhe në “tunelin” e medias, në fund të ndeshjes: “Kundër Juventusit ishte një hap i rëndësishë­m nga ana jonë, por do të kemi shumë për të vuajtur në ndeshjen e kthimit. Gjithsesi, fakti që nuk pësuam gol dhe rezultati 2-0 na jep një avantazh për ndeshjen e kthimit, të cilin ne do të kërkojmë ta shfrytëzoj­më në maksimum. Në këtë pikë, shanset për kualifikim janë 51 me 49 për qind në favorin tonë. ‘Manita’ e Ronaldos ndaj tifozëve të Atletikos? Nuk e di pse Kristiano e bëri atë gjest. Ndoshta donte që të përshëndes­te dikë në stadium, ose ndoshta donte të përshëndes­te turneun...”. (qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania