Panorama Sport (Albania)

Kutrone në sfilata mode, babai dhe menaxheri në stadium për Juven

-

Patrik Kutrone, përveç futbollit, ka edhe një pasion tjetër siç është moda dhe pasarelat. I aktivizuar pak që pas ardhjes së Kristof Piontek, 20-vjeçari ka preferuar të argëtohet ditën e mërkurë duke qenë pjesë e VIP-ave të shumtë që asistuan në sfilatën e parë të “Javës së Modës” në Milano. Teksa sulmuesi i “Djallit” admironte trendet e fundit, babai dhe menaxheri i tij janë pikasur në tribunën VIP të “Wanda Metropolit­ano”. Paskuale Kutrone dhe Donato Ornjoni kanë shkuar në Madrid për të ndjekur sfidën mes Atletikos dhe Juventusit, e cila solli humbjen 2-0 të miqve. Duke u rikthyer te numri 63 kuqezi, ai ka kaluar mbrëmjen në vendet e modës, teksa dje është paraqitur rregullish­t në stërvitjen e fundit në prag të Empolit. Gatuzo mund ta hedhë në fushë titullar, për të “kursyer” Piontekun për sfidën e së martës kundër Lacios, megjithatë dilema do të zgjidhet sot.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania