Panorama Sport (Albania)

“Rindizet” pasioni, Milani mendon për Bruno Fernandes

-

Nga merkato e verës na ndajnë më shumë se tre muaj, por kjo nuk e pengon Milanin të studiojë strategjin­ë për t’u ndjekur për përforcime­t. Sipas portugezëv­e të “Correio de Manha”, klubi kuqezi ka rishfaqur interes për sulmuesin Bruno Fernandes të Sportingut të Lisbonës. Lojtari ishte në listën e Leonardos që në verën e kaluar, kur klubi luzitan po përballej me një eksod futbollist­esh. Fernades qëndroi në kryeqyteti­n portugez dhe deri tani e ka shpërblyer me 21 gola në të gjitha kompeticio­net. Përvoja në Itali me Sampdorian dhe Udinezen e bën edhe më të preferuar për Milanin, teksa 24vjeçari mund të bëjë disa role. Sulmues ose mesfushor krahu pak rëndësi ka, driblimet dhe sprintet janë pika e tij më e fortë, teksa është edhe një goditës i mirë nga distanca.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania