Panorama Sport (Albania)

Klop: Harrojeni Bajernin, mendjen në Mançester!

"Kampionati nuk vendoset këtë javë, ka luftë deri në fund"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Jyrgen Klop ka folur për disavantaz­hin e per ceptuar për Liverpulin në garën për titull këtë sezon, ndërsa këmbënguli se titulli nuk do të vendoset këtë javë. Kryesuesit e Premier Ligës do të rikthehen në krye nëse shmangin humbjen ndaj rivalëve të Mançester Junajtid të dielën. Për "reds"-at është një shans i artë, duke qenë se kanë luajtur një javë më pak se rivalët e Sitit, të cilët do të ndeshen me Çelsin në finalen e Kupës së Ligës më vonë atë ditë. "Njerëzit duan garanci sa më shpejt që të jetë e mundur, por askush nuk mund t'ua japë atë. Për momentin duket se Siti ka një avantazh, sepse është Siti. Totenhemi ka një avantazh, sepse ata janë pas dhe mund të ndjekin prej andej, kurse ne nuk kemi asnjë avantazh, sepse duhet të luajmë kundër Junajtid. Kështu e shohin njerëzit. Por asnjë verdikt nuk do të jepet këtë javë apo fundjavën e ardhshme. Kjo është ajo që kemi krijuar, një bazë për të luftuar deri në fund për titull. Pritshmëri­të te Liverpuli do të jenë gjithnjë të larta. Nuk ka arsye përse njerëzit të mos i kenë. Ata mund të ëndërrojnë, ne ëndërrojmë, por nuk ëndërrojmë gjatë sezonit. Duhet të punojmë. Kemi luajtur ndeshjen e parë kundër Bajernit dhe deri më 13 mars duhet ta shkëpusim mendjen për Champions-in", tha tekniku gjerman për "Sky Sports". Fitorja 3-1 ndaj Junajtid në "Anfield" në dhjetor ishte pika që derdhi gotën e Murinjos, i cili menjëherë më pas u shkarkua. Solskjaer e ka transformu­ar ekipin që ka grumbullua­r 25 pikë nga 27 të mundshme dhe Klop ka vetëm fjalë të mira për norvegjezi­n: "Unë jam vetë trajner dhe e di që nuk jemi magjistarë. Por ne jemi të bekuar që kemi lojtarë të shkëlqyer. Gjithçka ka të bëjë me nxjerrjen e potenciali­t dhe përmirësim­in e cilësisë. Këtë ka bërë ai dhe kjo e bën një menaxher për një klub të madh. Nuk jam i surprizuar. E kam takuar një herë, bëmë një bisedë të shkurtër, një djalë i mirë, por unë e njoh më shumë si lojtar. Ajo që ka bërë deri tani është e shkëlqyer. Do shohim sesi do të luajnë kundër nesh. Ata kanë disa alternativ­a. Kundërsulm­et e tyre janë shumë të frikshme, veçanërish­t kur të kthehen Marsial dhe Lingard. Do të jetë një ndeshje shumë fizike dhe kërkuese për të dyja ekipet".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania