Panorama Sport (Albania)

Gafa e Kardifit, nuk iu pagua as siguracion­i

-

Familja e Emiliano Salas rrezikon që të mos përfitojë deri në 600 mijë paund kompensim për vdekjen e sulmuesit argjentina­s, për shkak të një gafe administra­tive të bërë nga klubi i Kardifit. 28vjeçari humbi jetën tragjikish­t teksa kthehej nga Nanta drejt Kardifit më 21 janar, kur avioni i tij u rrëzua mbi Kanalin e La Manshit, dy ditë pas transferim­it rekord të klubit uellsian për 15 milionë paund. Por tani, familja e Salas rrezikon që të mos e përfitojë kompensimi­n e siguracion­it të jetës së tij, për shkak se klubi uellsian ka bërë një gabim në regjistrim­in e kontratës së tij në Premier Ligë. Zyrtarët e Premier Ligës i kthyen disa dokumente klubit të Kardifit me nevoja korrigjimi dhe Sala presupozoh­ej të rifirmoste. Federimi në Premier Ligë i përfshin automatiki­sht lojtarët në skemën e pensionit, e cila përfshin një kompensim prej 600 mijë paundësh për familjen në rast vdekjeje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania