Panorama Sport (Albania)

Birra dhe tifozë, Liverpuli i sjell 575 milionë paund fitime Anglisë

-

Rrugëtimi i paharruar i Liverpulit në sezonin e kaluar në Champions i ka sjellë një fitim marramendë­s prej 575 milionë paund ekonomisë britanike. Kjo, sipas një studimi të "Deloitte". Impakti financiar në rajonin e Liverpulit me më shumë se 1.5 milionë tifozë që vizituan "Anfield" gjatë sezonit 2017-2018, vlejti 497 milionë. Ishte skuadra angleze, ajo që i kërkoi "Deloitte Business Group" për të ekzaminuar impaktin ekonomik gjatë një ndeshjeje në sezonin e kaluar. Kujtojmë që "reis"-at arritën të shkonin deri në finalen e Champions-it në sezonin e kaluar, duke u mundur në ndeshjen e fundit ndaj Realit të Madridit me rezultatin 3-1. Ndërkohë, raporti mbi fitimet u bazua kryesisht në fitimet nga lokalet, restorante­t, hotelet, taksitë dhe firma të tjera biznesi në zonën e "Merseyside" në ditën kur Liverpuli luante në shtëpi. Shifra prej 497 milionë paund përfaqëson vetëm 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Liverpulit. Këto të ardhura u rritën edhe si pasojë e një ndryshimi të bërë në sezonin e kaluar në tribunën qendrore të "Anfield". Me një rritje totale prej 54 mijë tifozësh, të ardhurat u rritën ndjeshëm. 115 milionë paund më shumë se një sezon më parë. Nga 1.5 milionë vizitues në sezonin e kaluar, 140 mijë erdhën përtej detit. Piter Mure, drejtori ekzekutiv i skuadrës, po mendon të rrisë akoma më shumë të ardhurat në klub, duke planifikua­r një rritje të kapaciteti­t të "Anfield" në 60 mijë. Këto investime do të përfshijnë edhe zonën jashtë stadiumit, në hotele dhe restorante të ndryshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania