Panorama Sport (Albania)

Shabani: Krenar që isha në "Anfield"

-

Meritan Shabani ishte në pankinën e Bajernit në ndeshjen ndaj Liverpulit duke shijuar atmosferën mitike të "Anfield". Lojtari me origjinë kosovare u shpreh në një intervistë për "Fc Bayern.de" në lidhje më këtë arritje dhe tregoi synimet e tij në të ardhmen me klubin më të titulluar në Gjermani.

Meritan, si e përjetuat atmosferën në Liverpul?

Ishte diçka speciale. Do të doja ta përjetoja një ditë edhe në fushë e lojës. Atmosfera para fillimit të takimit ishte shumë speciale. Mundohem të ruaj këto kujtime gjatë, jam krenar që isha me skuadrën në atë takim të rëndësishë­m. Shpeshherë i them vetes se duhet të punoj shumë për të luajtur në fushë një ditë në atë stadium mitik. Nga "Anfield" në "Grynvalder Shtrase", si motivoheni? Është shumë e thjeshtë. Dua të shpallem kampion me skuadrën e dytë për t'u ngjitur më lart. Që gjatë javës isha në "Anfield" nuk përbën asnjë pengesë për mua. Në pushimet dimërore ishe me skuadrën në Doha, sa ju ka ndihmuar? Jam shumë i lumtur që arrita të isha pjesë e skuadrës që u stërvit në Doha. Punuam shumë nga ana fizike dhe mendore. Kjo na ka dhënë shumë energji pozitive për të përballuar pjesën tjetër të sezonit. Si e prisni takimin ndaj Ingolshtad­it?

Kemi mundësi të thellojmë diferencën në klasifikim. Ndaj duam të fitojmë me patjetër. Do të jetë me siguri një ndeshje shumë intensive. Nëse luajmë siç dimë, atëherë jam i sigurt që do të fitojmë. Çfarë objektivas­h personalë keni?

Dua të rritem shumë në aspektin personal për të bërë hapa të mëdhenj në skuadrën e parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania